Një person shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në Vërmicë të Prizrenit.
Në raportin 24 orësh thuhet se mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti ka plagë nga arma e zjarrit dhe më pas është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, përcjell Ballkani.info.
Sipas policisë rasti cilësohet si vrasje e rëndë
Gjatë patrullimit, Policia në afërsi të trupit të pajetë ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon.
VRASJE E RËNDË / Fsh. Vërmicë, Prizren 18.06.2022 – NN. Raportohet se në fshatin Vërmicë është hasur viktima mashkull shtetas i huaj, i cili kishte lëndime trupore. Njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një trup të pajetë (mashkull) ku në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, rasti në procedurë hetimore./Ballkani.info







