reagimi i Teatrit Kombëtar

Vdekja e regjisores Vjosa Berisha, vjen reagimi i Teatrit Kombëtar

Sot ka ndërruar jetë regjisorja e njohur kosovare, Vjosa Berisha.

Lajmin për vdekjen e Vjosës e ka konfirmuar bashkëshorti i saj Fatos Berisha, shkruan lajmi.net.

E së fundmi edhe Teatri Kombëtar i Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Berisha – Istrefi si dhe për të gjithë bashkëpunëtorët.

“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për humbjen e bashkëpunëtores dhe mikes së Teatrit Kombëtar të Kosovës, Vjosa Berisha. Teatri Kombëtar i Kosovës ju shprehë ngushëllime të sinqerta familjeve Berisha dhe Istrefi si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve”, thuhet në reagim.