Vdes ish-ushtari

Vdekja e Ragip Jasharit, Lushtaku: Një prej burrave më të veçantë e luftëtar lirie

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së bashkëluftëtarit si dhe njëherazi kushëririt të tij, Ragip Jashari.

Lushtaku tha se Ragipi ishte një prej burrave të veçantë, luftëtar lirie, njeri i dashur e i respektuar nga të gjithë, njofton Klankosova.tv.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit e kushëririt, Ragip Jashari.  Ai ishte një prej burrave të veçantë, luftëtar lirie, njeri i dashur e i respektuar nga të gjithë dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë. Ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe dashamirëve! Pushoftë në paqe!”, shkroi Lushtaku në Facebook.