Vdekja e punëtorit nga ndërtesa në Prishtinë, flasin nga Prokuroria

Një person ka vdekur në Prishtinë, pasi ka rënë nga ndërtesa që njihet si “44 katëshe”.

Dyshohet si personi që ka vdekur ka qenë punëtor në ndërtesë, ndërsa tashmë prokuroi gjendet në vendin e ngjarjes.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë shkurt zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha.

Ndërkaq orë më parë Policia Rajonale e Prishtinës e ka konfirmuar se pasditën e sotme një person ka vdekur në vend.

“Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës (mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, ka thënë zëdhënësja Flora Ahmeti.

Ndërtesa nga e cila dyshohet se ka rënë viktima njihet në kryeqytet si ndërtesa ’44-katëshe’.

Mediat kanë raportuar se personi i vdekur është punëtor 55-vjecar.

loading…