Vdekja e Mehmet Qemës tronditi Tiranën, ja çfarë thoshte Stresi për të

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën.

Mehmet Qema, 27 vjeçar ishte mbledhur me shokët e tij në një lokal te rruga “5 maji” mbrëmjen e djeshme ku dhe humbi jetën nga një plumb në zemër. Ai që gjuajti armën ishte miku i tij, Marjus Dema, 28 vjeçar.

Qema, njihej në shoqërinë e tij si Tallman (I gjati), dhe shumë nga postimet e tij në rrjete sociale, i dedikoheshin miqve të tij dhe lagjes “5 maji” që iu dha edhe emrin si “Banda e 5 majit”.

Pesë personat e tjerë janë nisur të çojnë në spital 27-vjeçarin, por fatkeqësisht Mehmet Qema mbërriti pa shenja jete në duart e bluzave të bardha. Plumbi në gjoks i kishte prekur zemrën, duke bërë që Qema të ndërronte jetë.

Sipas “DOSJA.AL”, sot në polici janë shoqëruar rreth 10 persona, të cilët kanë dijeni apo kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Ata do të merren në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Në kërkim janë shpallur edhe pesë personat e tjerë. Erlind Peka, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë që policia vazhdon hetimin për ngjarjen, dy janë pistat kryesore të hetimit. E para se i riu është vrarë nga pakujdesia ndërsa e dyta se ai është ekzekutuar për shkak të një konflikti të çastit. Një tjetër version që ka dalë në media është se djemtë po luanin ruletën ruse, dhe se “fati” i keq i ka rënë Mehmet Qemës. Por edhe në këtë rast, pistoleta mulli nuk është gjetur.