“Ajo nuk mund të thotë një fjali pa qarë”.
Gruaja e Kobe Bryant, Vanessa po përpiqet të jetë e fortë për vajzat e saj, pas vdekjes së burrit dhe vajzës së tyre, 13-vjeçare Gianna, shkruan DailyMail.
Gruaja e Kobe Bryant e pikëlluar pas vdekjes së partnerit po përpiqet të jetë e fortë për tri vajzat e saj.
Legjenda e NBA dhe Vanessa u martuan në prill 2001 kur ai ishte 22 vjeç dhe ajo ishte 18 vjeç.
Së bashku ata kanë katër fëmijë: Gianna, 13 vjeç, e cila vdiq së bashku me babanë e saj, Natalia, 17 vjeç, Bianka tre vjeçare dhe Capri shtatë muajsh.
“Është një kohë jashtëzakonisht e vështirë dhe shkatërruese për Vanessën dhe tërë familjen” tha një burim për “People”.
Një tjetër burim tha që Vanessa është plotësisht e shkatërruar dhe mezi po e pëballon këtë situatë.
“Ajo nuk po mund të përfundojë një fjali pa qarë. Por, ajo po mundohet të tejkalojë këtë për vajzat e saj. Ajo duhet të bëhet e fortë tani”, shtoi ai.
Bryant u njoh me Vanessën më 1999, kur ajo ishte 17 vjeç dhe po punonte si modele në sfond në një video muzikore. Ata u fejuan gjashtë muaj më vonë dhe u martuan më 2001.
Kobe kishte luajtur tashmë tre sezone në NBA.
Menjëherë pas lidhjes së tyre kishte vëmendje të madhe mediatike, e kjo gjë i detyroi ata ta humbasin mbrëmjen e maturës.
Në vitin 2003, Kobe u akuzua për përdhunim, por këto akuza u hodhën poshtë më vonë, teksa Kobe bashkë me Vanessën ishin shfaqur në një konferencë për shtyp.







