Emri

Vdekja e dyshimtë e ukrainases | Ky është personi i arrestuar, zbulohet dyshimi që rëndon mbi të

Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares ukrainase, Olena Kozii në autostradën “Arbën Xhaferi”, në muajin shkurt. Personi që u prangos dyshohet se natën kritike ka qenë me viktimën në veturën e tij.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i arrestuari nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mos evitimi i rrezikut” është Hazir Gashaj, 36-vjeçar.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit tashmë ka lëshuar urdhër për ndalim policor.

Burimet e mediumit kanë bërë me dije se si rezultat i hetimit të nisur nga Hetimet Rajonale në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit, u zbulua se i dyshuari e kishte lënë viktimën në autostradë dhe më pas të njëjtën e ka goditur një automjet.

VIDEO BONUS: