Vdekja e Astrit Deharit/ Avokati Gashi: Ekspertiza e institutit zviceran vërteton dëmtimin e provave materiale

Avokati Tomë Gashi së bashku me prindërit e Astrit Deharit, kanë mbajtur konferencë për media pas pranimit të ekspertizës plotësuese të institutit zviceran për vdekjen e Astritit.

Ata kanë thënë se ekspertiza plotësuese e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Zvicrës, vërteton dëmtimin e provave materiale në rastin, siç thonë ata të vrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit në qelinë e Burgut në Prizren me 5 nëntor të vitit 2016.

Avokati Gashi ka thënë se: Duke pas parasysh se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me 12 prill 2022 ende pa ua dërguar ekspertizën plotësuese, familjes se Astrit Deharit e as atij si përfaqësues i tyre juridik, ka tentuar që të manipulojë opinionin publik, njëjtë siç kishte vepruar edhe në nëntor të vitit 2016 ish-Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i cili me pak se dy javë pas vrasjes se Astritit tentojë që ta mbyllë rastin e hetimit të vrasjes se Astrit Dehari, kinse si vetëvrasje.