Vdekja e 3 fëmijëve në Sri Lankë, thyen heshtjen miliarderi

Anders Holch Povlsen ka folur pas ngjarjes së tmerrshme ku humbi birin dhe vajzat në shpërthimet në Sri Lanka.

Anders Holch Povlsen konfirmoi se biri Alfred dhe vajzat Alma dhe Agnes u vranë në sulmet që synonin të krishterët dhe turistët e huaj në të dielën e Pashkëve, ndërsa vajza e tretë Astrid mbijetoi.

Njerëzit ishin mbledhur në sheshin e qytetit për të ndezur pishtarë, për të kënduar këngë, për të lexuar lutjet dhe për të mbajtur një heshtje dy minutëshe nga respekti për të vdekurit. Ndërkohë një tjetër shërbim përkujtimor u mbajt në Stavtrup, në periferi të Aarhus, ku jeton familja, transmeton “Balkanweb”.

Përkujtime u mbajtën gjithashtu të mërkurën në kryeqytetin e Kopenhagës dhe në qytetin e tretë më të madh Odensë.