Tenisti serb

Vazhdon turpërimi i Djokovicit, mposhtet nga tenisti numër 123 në botë

Tenisti serb, Novak Gjokovic është mposhtur në turin e dytë të Masters në Indian Wells nga italiani Luca Nardi me rezultat 2:1 në sete.

Nardi, përndryshe tenisti i 123-të në botë i ardhur në turne si “humbës me fat”, ka mposhtur në mënyrë sensacionale Djokovicin pas rreth dy orë e gjysmë.

Seti i parë ishte shumë i ngushtë dhe italiani e fitoi vetëm pas dhjetë tureve, duke shfrytëzuan gjuajtjen e parë dhe të kalojë në epërsi 1:0 në sete falë fitores 6-4.

Djokovic kaloi në epërsi 2:0 në fillimin e setit të dytë dhe ia hoqi shërbimin kundërshtarit të tij, i cili arriti të rikthehej në lojë në këtë fazë të ndeshjen, por serbi falë përvojës fitoi në fund me rezultat 6-3.

Seti i tretë ishte vendimtar dhe shumë i fortë në fillim, por italiani u tregua më i zgjuar, duke fituar me rezultat 6-4 dhe në përgjithësi 2:1 me sete për të eliminuar serbin.

Në fazën e 1/16-tës, Nardi do të luajë kundër Tommy Paul nga SHBA, i cili mundi Hugo Humbert nga Franca me rezultat 2:0.