Vazhdon takimi i Ekipit Negociator, i nisur tri orë më parë

Ende është duke vazhduar takimi i sotëm i Ekipit Negociator nga i cili po synohet të finalizohet Platforma e Dialogut me Serbinë.

Aktualisht kryenegociatorët e dialogut, kanë nisur këtë mbledhje rreth tri orë më pare.

Pas këtij takimi, siç edhe një ditë më parë deklaroi kryenegociatori Fatmir Limaj, pritet të ketë një rezultat pozitiv sa i përket finalizimit të Platformës së Dialogut, për t’i hapur rrugë shqyrtimit në Kuvendin e Kosovës.

Platforma është në fazën finale të hartimit.