Vazhdon sulmi ndaj Policëve: Edhe tre persona sulmojnë zyrtarët policor

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar, pasi që të njejtit kanë sulmuar dy zyrtarë policorë derisa kanë qenë në kryerje të detyrës.

Personat të cilët kanë sulmuar zyrtarët policorë, kanë qenë shtetas të Shqipërisë, një mashkull dhe dy femra.

Si pasojë, dy policët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, po ashtu tretman mjekësor i është ofruar edhe të dyshuarve.

Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse të dyshuarat femra janë liruar në procedurë të rregullt

“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra që të tre shtetas të Shqipërisë, pasi kanë sulmuar dy zyrtarë policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare – zbatim të vendimit të Qeverisë së RKS-së lidhur me pandeminë. Si pasojë, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Poashtu tretman mjekësor i është ofruar edhe të dyshuarve. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse të dyshuarat femra janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.