Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca plenare për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë që nuk ka përfunduar dje.

Të premtën deputetët, pa asnjë votë kundër, miratuan Rezolutën për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë.

Më poshtë gjeni pikat e rendit të ditës së seancës së sotme:

Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,

Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,

Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,

Caktimi i Ditës së Gjenocidit