Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës e cila ishte shtyrë për në orën 14:00.
Edhe pas pauzës, Kuvendi vazhdon të mos ketë kuorum për miratimin e pikave në rend të ditës.

Deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Lëvizja Vetëvendosje nuk po marrin pjesë në seancë.

Po ashtu edhe disa deputetë nga partitë në pozitë janë duke munguar.