Vazhdon seanca e Kuvendit, kërkohet miratimi i pikave të mbetura

Ka nisur vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës ku do të shqyrtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Në këtë seancë do të hedhen për votim çështje që në seancat e kaluara nuk pati kuorum të mjaftueshëm për të miratuar.

Pas kësaj seance, do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të mbahen tri interpelanca të kryeministrit Avdulla Hoti.