Vazhdon rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, MSH publikon raportin

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga 736 testime, 205 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Ballkani.info.

Sipas njoftimi, 38 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa asnjë person nuk ka përfunduar i vdekur.

Ministria ka njoftuar se gjithsej janë 897 raste aktive me COVID-19.

Po ashtu, të vaksinuar në 24 orë janë vetëm 71 persona, përderisa me dozën e parë janë vaksinuar 903 mijë e 469 persona, me atë të dytën 823 mijë e 765 dhe me të tretën 103 mijë e 262 persona.

Postimi i plotë nga MSH: