Denis Dautaj, mbështetësi i Albin Kurtit, është emëruar anëtar në borin e ndërmarrjes “Iber Lepenci”.
Dautaj në profilin e tij në Facebook, disa herë ka shpërndarë përmbajtje që lidhen me aktivitetin politik të Albin Kurtit, shkruan Insajderi.
Në njërin nga postimet e tij, Dautaj, e kishte shpërndarë njërin nga fjalimet e Albin Kurtit, ku thoshte “e keni vështirë ta pranoni, por do të vijë dita”.

Në një postim tjetër ai kishte njoftuar se si diaspora duhej të regjistrohej për të votuar në zgjedhjet e 2019-ës, shkruan Gazeta Insajderi.

Qeveria sot ka emëruar bordin e ri të Ibër Lepencit, krysues i të cilit do të jetë Hajrije Morina, ndërsa anëtarë përpos Dautajt, do të jenë edhe Hyrmet Mydyti dhe Rexhep Podvorica.







