protesta

Vazhdon protesta, PSD-ja madje drekon në zyrat e ZRRE-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe disa nga anëtarët e kësaj partie, po vazhdojnë protestën në zyrat e ZRRE-së.

Madje, ata janë parë duke drekuar në korridoret e zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE).

Sot, Molliqaj me disa nga anëtaret e partisë zhvilluan një aksion në zyrat e këtij institucioni ku kërkuan nga kryesuesi i Bordit të ZRRE-së informacione mbi shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ky aksion vjen disa ditë pas një proteste të organizuar nga kjo parti.