Serbët në veri, të dirixhuar nga Beogradi, po vazhdojmë të propagandojnë sikur atje situata është e nderë dhe se nuk ka artikuj themelorë për konsum.
Ky është edhe një tentim i radhës mashtrues në mënyrë që të bëhet presion për heqjen e taksës, duke alarmuar rrejshëm për “krizë humanitare”.
“Në dy ditët e fundit ndjehet nervozë e madhe në veri të Kosovës, pasi që qytetarët nuk mund të blejnë artikujt themelorë që vijnë nga Serbia, pasi që Prishtina para shtatë muajve e ka vendosur taksën”, kështu shkuan agjencia shtetërore serbe e lajmeve, tanjug, transmeton Ballkani.info.
Sipas këtij teksti, në katër komunat në veri të Kosovës qumështi dhe prodhime tjera të qumështit në shitore nuk ka që një kohë, kurse në sasi të fundit janë edhe mielli.
Kështu ka thënë kryetari i asociacionit të prodhuesve në veri, Rado Petroviq.
Sipas tij, situata është shumë e rëndë në mesin e qytetarëve dhe se shumë tregtarë do të jenë të detyruar t’i mbyllin shitoret e tyre.
“Disa shitore të mëdha tashmë janë mbyllur, sepse nuk kanë më mallra. Funizuesit e kanë njoftuar spitalin dhe qendrën studentore në Mitrovicë që më nuk janë në gjendje që me kapacitet të plotë t’i furnizojnë”, ka thënë Petroviq.
Ai ka shtuar se pronarët kanë paralajmëruar që do t’i mbyllin shitoret e tyre, sepse po mbesin pa mallra dhe nuk dëshirojnë ta rrezikojnë jetën e tyre.
Për këtë “krizë” të rrejshme në veri sot ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka thënë se katastrofa humanitare në veri të Mitrovicës që është paralajmëruar, është skenar i planifikuar.
Haradinaj për këtë ka thënë se Qeveria ka prova dhe kanë parë që persona të caktuar duke i fshehur produktet ushqimore nëpër shtëpi.
“Nëse e marrim periudhën e dimrit kur ka pasur borë e s’ka pasur rrugë alternative ka pasur produkte. Ne jemi në dijeni për planin e katastrofës humanitare. Ne kemi pamje duke i bartë produkte të tilla nëpër shtëpi dhe kemi edhe prova të personave që janë përfshirë në këtë skenar. Nuk do ti dekonspirojmë projektet e tilla. Target kohe e kanë të enjten për me e aktivizua këtë skenar”, ka deklaruar Haradinaj. /Ballkani.info/







