Vazhdon përplasja e deputetëve nga Deçani, Kadrijaj e quan çoban Zemajn

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj i është kundërpërgjigjur  përsëri deputetit të LDK-së, Armend Zemajt, ku ky i fundit ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj që po bëhet kinse po e kundërshton presidentin Hashim Thaçin për kufijtë.

Në postimin e fundit  Kadrijaj i është drejtuar Zemajt dukeiI thënë “luftën politike mos e bëj flliqt sepse une dhe familja ime nuk kemi mbetur të na tregosh ti se cilat janë vlerat që i kemi. Ti rri aty ku e ke vendin, sepse mos të ishin disa tjerë, ti çoban në Strellc kishe mbet” ka shkruar Kadriaj në Facebook, shkruan Ballkani.Info.

Kadriajaj i është kundërvënë Zemajt pas postimit që ai i ka bërë Kadriajt duke I thënë se “Doktoreshe nuk ishte loje as pjesemarrja ime ne seancë, sepse nuk mund te bëhësha pjesë e lojes së qadrave në sheshin përballë Kuvendit ( në atë loje të qadrave kishte bandita, kriminel ordiner me emer dhe mbiemer).Doktoreshe qendro e mos u ba pjese e lojrave të liga, ruaje se paku atë integritet dhe kontribut që pernime e ke dhanë në luftë, të cilin e çmoj”, kishte thënë ai në postimin e fundit.

Ja postimet e plota:

Time Kadrijaj: Një ndër individët kryesor që ia bëri kuorumin për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Republikës së Kosovsë, është deputeti i LDK-së Armend Zemaj. Armend, ne nuk bëjme lojra sikur ke bërë dhe bën ti. Për këta kufijë kam qenë në luftë, bashkë me shumë të tjerë. Ti bëhu burrë dhe tregoi Kosovës pse ke shku me siguru kuorumin në seancen parlamentare për zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Armend Zemaj: Po doktoresha Time, është e vertetë që ju nuk beni “lojna”, sepse nuk ke bërë “lojna” as kur je inkuadrue në AAK ( po sulmet kundër vellaut tuaj dhe familjes që ishin veprimtar të LDK-së, nuk ishin lojna)…

Doktoreshe ju nuk bëtë “lojna” as me Kullen e as me Zhlebin po as me Qakorrin ( Lluka e Strellci i Ulet e Rugova akoma janë aty)…

Doktoreshe ju nuk bëtë lojra as me veteranë, invalid e familje të dëshmorëve ( edhe emri juaj ne listen e mashtruesve nuk ishte lojë apo)…
Doktoreshe nuk ishte loje as pjesemarrja ime ne seancë, sepse nuk mund te bëhësha pjesë e lojes së qadrave në sheshin përballë Kuvendit ( në atë loje të qadrave kishte bandita, kriminel ordiner me emer dhe mbiemer)

Doktoreshe qendro e mos u ba pjese e lojrave të liga, ruaje se paku atë integritet dhe kontribut që pernime e ke dhanë në luftë, të cilin e çmoj…

Respekt!

Time Kadrijaj: E para Armend Zemaj, mos rrej e aq ma pak mos rrej publikisht.
E dyta, Vëllau im, ka qenë pjestarë i UÇK-së, dhe nuk është kundërshtuar e as rrahur apo maltretuar nga askush.
E treta, luftën politike mos e bëj flliqt sepse une dhe familja ime nuk kemi mbetur të na tregosh ti se cilat janë vlerat që i kemi.
Ti rri aty ku e ke vendin, sepse mos të ishin disa tjerë, ti çoban në Strellc kishe mbet.