Vazhdon përkrahja për Musliun, Daut Haradinaj: Me Ganën

Pas paraqitjes së deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, në Kuvendin e Kosovës, ku ajo kritikoi kryeministrin Kurti duke e imituar, komente të shumta fyese janë bërë drejt saj dhe votuesëve të saj, madje duke u ofenduar edhe si “kafshë”.

Këto komente kanë ngjallur reagime të shumta të politikanë të tjerë, analistë, gazetarë e aktivistë. E i fundit që i ka dalë në mbrojtje Musliut, ka qenë edhe anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Haradinaj ka postuar në rrjetin e tij social, Facebook një fotografi me Musliun, duke e shoqëruar më mbishkrimin: Me Ganën.

Kujtojmë se pas sulmeve të bëra ndaj saj, deputete Musliu ka reaguar duke shpërndarë edhe disa statuse përkrahëse që janë bërë ndaj saj. Ndërkohë që në rrjetet sociale ka nisur edhe një debat i madh mbi racizmin kulturor ndaj Drenicës, rajonin prej nga është edhe zonja Musliu.