Në Prishtinë po vazhdon ndotja alarmante e ajrit.
Megjithë masat e marra nga komuna dhe ministria e Ambientit lidhur me këtë problematikë, nga shumë biznese dhe shtëpi private, përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje po e mban kryeqytetin ndër vendet më të ndotura në botë.
Momentalisht, ndotja e ajrit në Prishtinë shkon deri në 243 PPM.








