Vazhdon largimi i objekteve pa leje në Qendrën Historike

Drejtoria e Inspektorave në Prizren, ka vazhduar me aksionin e saj për largimin e të gjitha objekteve dhe terrasave të cila i kanë ngritur bizneset e ndryshme.

Të gjitha këto objekte sipas Islam Thaçit, drejtor i Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, janë ndërtime pa leje, dhe kanë prishur konstruktin e qendrës historike.

Sot aksioni i inspektoratit ka vazhduar afër Hotel ”Theranda”, ku është larguar konstruksioni i metalit, i karakterit të përkohshëm.

“Ky është një aksion i Komunës që do të vazhdojë edhe ndaj 24 bizneseve tjera që kanë bërë ndërtime të tilla pa leje, dhe kanë prishur konstruktin e qendrës historike”, ka thënë Thaçi për kALLXO.com.