Vazhdon konflikti VV-PSD, ndërpritet seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës është ndërprerë për shkak e mungesës së kuorumit.

Është ndërprerë seanca e kuvendit komunal të Prishtinës në mungesë të kuorumit, pasi asamblistët e PSD-së AKR-së dhe AAK-së lëshuan sallën.

Ata kanë refuzuar  që të hidhet në votim kërkesa e asamblistëve të Vetëvendosjes për shkarkimin e dy anëtarëve të komisionit të aksionarëve të ndërmarrjes publike banesore.

Këta anëtarë ishin emëruar në gusht të këtij viti me shumicë votash të asamblistëve të kuvendit.