Vazhdon intervistimi i Ali Ahmeti nga Specialja

Është duke vazhduar intervistimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ky i fundit që më shumë se katër orë po intervistohet në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale.

Intervistimi i tij ka filluar në ora 9 e 30, ndërsa për më shumë se tetë orë kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti u intervistua gjatë ditës së djeshme.

Mirëpo, sipas sekretarit të Përgjithshëm të BDI’së, Artan Grubit, intervistimi i tij pritet që të përfundojë rreth orës 16:00.

Kështu ka deklaruar ai në një përgjigje për TV21, duke thënë se pas përfundimit të intervistimit kreu i BDI’së, do të kthehet në Maqedoni të Veriut.

Intervistimi i Ahmetit është duke u bërë në objektin e EULEX-it në Prishtinë.

Ahemti ështa një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish anëtar i shtabit të përgjithshëm.