Vazhdon grumbullimi i mjeteve për Sejdi Smajlin i cili vuan nga Leukemia dhe duhet të shërohet jashtë vendit

25 vjeçari Sejdi Smajli është diagnostifikuar me Leukemi dhe familja është e detyruar që për shërim ta dërgojë jashtë shtetit në Turqi.

Për një gjë të tillë duhen mjete financiare shuma e të cilave është e pa përballueshme për familjen.

Ata që duan të ndihmojnë mund të kontaktojnë vëllain Sadat Sejdiun në: 046 136 425

Miqtë e Sejdi Smajlit kërkojnë ndihmë për shërimin e shokut të tyre. Ata kanë vendosur edhe një vend bë Lipjan ku qytetarët mund të kontribuojnë për shërimin e tij.

Deri më tash është grumbulluar një shumë e konsiderueshme parash për Sejdiun, por duhen ende mjete.