Vazhdon fushta e të rinjve të PDK-së, kundër deputetës Grainca, “Kthe mandatin e vjedhur!”

Adelina Grainca, ish-deputete e PDK-së, tani e VV-së, ka marr reagime të shumta nga të rinjët e PDK-së.

Në një postim në facebook, antari i PDK-së Rinor Azizi, ka reaguar me një foto duke kërkuar dorëheqjen e saj “Kthe mandatin e vjedhur!” ka shkruar ai.

Grainca, kishte deklaruar se iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje pasi nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në PDK.

Partia Demokratike e Kosovës e ka shkarkuar nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo “tradhëtoi votën e elektoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente”. /Ballkani.info/