Vazhdon fushata e egër e mediave të Vuçiqit kundër Ramush Haradinajt (FOTO)

Intervistimi i djeshëm i kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj në prokurorinë Speciale në Hagë, ka nxitur reagime të ashpra në Serbi.

Mediat atje, dje dhe sot, i kanë kushtuar rëndësi të madhe mbrojtjes në heshtje të Haradinajt, duke u shprehur të pakënaqur se pse e bëri këtë dhe pse gjithçka përfundoi shpejt.

Sipas tyre, kjo sigurisht do të jetë hera e fundit që Haradinaj paraqitet në Hagë.

Njëjtë ka vepruar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili është shprehur i zhgënjyer se pse Haradinaj u lirua aq shpejt, shkruan Ballkani.info.

Ndërkaq, sot, të gjitha gazetat, shumica e të cilave janë nën diktatin e Vuçiqit dhe kompanisë së tij politike, janë marrë me Haradinajn.

Ato raportojnë me mllef dhe gjuhë të urrejtjes për kryeministrin në dorëheqje.

Më poshtë i gjeni ballinat e të përditshmeve serb që kanë raportuar për Haradinajn:

loading…