Moderatorja , Nora Fejza, është larguar nga Radio Kosova.
Lajmin e ka dhënë vet Fejza përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ajo ka treguar se për largimin është njoftuar një ditë më herët pa asnjë takim.
“Dje , une e pata emisionin e fundit ne RTK radio, sepse udheheqesit e ri te radios kan vendos qe emisionin tim me largu prej skemes se re programore, dhe lajmin ma dhan vec 1 dite ma heret dmth pa naj konsullte, pa naj paralajmrim, pa naj takim, tash a me tendence a pa tendence mu m’ka lan pa pune 😆 edhe kjo m’ndodh per here te pare pas 21 vitesh pervoje pune 🤦🏼♀️”, ka shkruar ajo.
Fejza ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët.
“Keshtuqe une ketu ju falenderoj qe te gjitheve per krejt mesazhet qe vazhdimisht m’i keni dergu edhe krejt Juve per bashkepunimin e ngushte qe e kemi pase”, ka përfunduar ajo.







