Vazhdon edhe sot festivali i gastronomisë në Prishtinë

Dje ka nisur edicioni i parë i Prishtina Gastronomy Festival, ndërsa do të vazhdoi edhe sot promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare, që do të frymëzojnë lëvizje dhe veprimin.

Sipas organizatorëve, ky festival vjen si nevojë e promovimit të recetave dhe produkteve mbarëkombëtare shqiptare, si një nga elementet e ruajtjes së identitetit kombëtar.

“Në zemër të këtij festivali është një mesazh ‘Gjyshërit tanë treguan dashurinë e tyre për ne dhe për pjesën tjetër të familjeve tona përmes pjatave që shërbenin në tryezë. Le ta përhapim këtë dashuri nëpër botë!”

Qëllimi i festivalit është të bëhet një takim vjetor për kuzhinierët, pronarët e restoranteve, bartenderët, historianët, antropologët, dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në lëmin e gastronomisë.

Kjo ngjarje të jetë një pikënisje për bashkëpunimin dhe frymëzimin reciprok, ku do të eksplorojmë të kaluarën tonë dhe do të ndajmë entuziazmin me pjesën tjetër të botës”, thuhet në njoftim.Festivali po mbahet në sheshin “Adem Jashari”.Dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival ·

Kuzhinieret pjesëmarrës në Prishtina Gastronomy Festival 12:15 – 13:00 Emine Muharremi – Sous Chef 13:00 – 13:45
Nik Panxha – Chef dhe mentor në “Le Rosey” 15:00 – 15:45
Ola Syla – Kuzhiniere 16:00 – 16:45
Bleri Dervishi – Chef në restorant ‘Gzona¨ ·

Forumet e Prishtina Gastronomy Festival 14:00 –14:45

Arkitektura dhe Gastronomia

Arkitektura dhe gastronomia si disiplina ndikojnë shumë në njëra-tjetrën, që të dyja janë shumë fluide dhe nuk mund të kontrollohen me formulime absolute pasi të dyja mbështeten në kombinim të intuitës, inovacionit.

Shumë qytete të njohura në botë që referohen si qytete globale përfaqësojnë kozmopolitanizmin e dëshmuar nga shumëllojshmëria e kulturave të ndryshme, si nga aspekti arkitektonik por edhe kulinarë.

Qëllimi i këtij paneli diskutimi është të shpalosë aspektet e ndryshme të trashëgimisë arkitektonike dhe ndërlidhjen që ka arkitektura me gastronominë duke ofruar shembuj të projekteve të mirënjohura në mbarë botën nga arkitektët kosovarë.

Të ftuar në panel do të jenë: – Përparim Rama – Drejtor Themelues i 4M Group – Visar Geci – Drejtor Themelues i INNARCH –
Ideal Vejsa- Drejtor Themelues i Maden Group –
Ilir Llonçari- Drejtor Themelues i ARTEC
Moderuar nga: Anda Dika