Vazhdon dhuna ndaj zyrtarëve policorë: Suharekasi i dehur i bën për spital dy policë

Një person është arrestuar të mërkurën pas orë 22:30, pasi që ka sulmuar fizikisht dy policë të cilët ishin duke kryer detyrën e tyre zyrtare.

Rastin  e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit kur sulmoi zyrtarët policorë.

“Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar  për 6 orë.”, thuhet në raport.

Rasti vazhdon të hetohet.