Vazhdon aksioni “Brezovica 3”, bastisen 7 lokacione- priten arrestime

Është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3”, aktualisht janë duke u kontrolluar shtatë lokacione në rrethinë të Shtërpcës.

Lajmin për Express e ka konfirmuar prokurori i çështjes Rasim Maloku.

Ai tha se akoma s’ka të arrestuar, pasi aksioni është duke vazhduar.

“Po aksioni është duke vazhduar, jemi në operacion. Nuk mundem me ju dhënë më tepër informacione. Pra është vazhdimësi e “Brezovica 3”. Janë duke u kontrollu 7 lokacione në rrethinë të Shtërpcës dhe lokacione nëpër fshatra…Ende s’ka të arrestuar”, tha Maloku