Vazhdojnë të mbahen të bllokuara rrugët që të dërgojnë në Jarinje e Bërnjak

U bënë pesë ditë që rrugët që të dërgojnë në dy pikat kufitare në veri, Jarinje e Bërnjak po mbahen të bllokuara nga serbët lokalë.

Ata janë këmbëngulës se pa u larguar masa e reciprocitetit në targa të automjeteve e vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk do të këtë zhbllokim.

Ndërkohë Policia e Kosovës vazhdon t’i mbajë forcat e saj në këtë zonë anipse deri më tani nuk ka ndonjë incident të madh të raportuar.

Situata po vëzhgohet pandërprerë edhe nga KFOR-i e EULEX-i ndërsa dje janë parë edhe helikopter të forcave serbe duke fluturuar afër Jarinjes.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje që sa më parë të dialogohet për këtë çështje dhe palët ti ulin tensionet.