Vazhdojnë talljet nga simpatizantët e LDK’së: Mustafa mbahet në gënjeshtrat e Kurtit

Ka vazhduar edhe sot publikimi i disa karikaturave nga simpatizantët e LDK’së, të cilët së fundi Isa Mustafën e paraqesin si person që po mbahet për gënjeshtrave të Albin Kurtit të VV’së.

Një fotografi e publikuar sot e paraqet Kurtin si gënjeshtar, me hundë të rritur si ajo e ‘Pinokios’.

Ndërsa, Mustafa në këtë fotografi shihet duke u mbajtur për hundës së kryetarit të VV’së, që nënkupton për gënjeshtrave të Kurtit.

Kujtojmë se sot VV e ka refuzuar ofertën e LDK’së për koalicion, duke e quajtur këtë të fundit parti monarkike.

Oferta e LDK’së ka qenë që numri i ministrive të mos rritet dhe ato të ndahen 5 me 5, si dhe të marrë postin e Kryeparlamentarit deri në zgjedhjen e Presidentit.