Në Junik po vijon intensifikimi i punimeve në infrastrukturën rrugore. Kryetari i Komunës, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se sot ekipet komunale kanë qenë në terren në lagjen Gacafer dhe lagjen “Shtatë Shtatori”, ku janë duke u kryer punimet për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugëve.

Sipas tij, punimet nuk do të ndalen as nesër, duke u zhvendosur në lagjen Berishë, si dhe në rrugë të tjera lokale në të gjitha lagjet dhe fshatrat e komunës.

“Puna jonë nuk ndalet. Do t’i vazhdojmë punimet në secilën lagje e çdo fshat të Junikut,” ka theksuar Shehu, duke uruar qytetarët për këto investime të reja infrastrukturore.

Këto veprime synojnë përmirësimin e qarkullimit dhe lehtësimin e jetesës për banorët e të gjitha zonave të komunës.