Vazhdojnë pritjet në pikat kufitare të Kosovës, ja cila është gjendja

Fluksi i mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë, është rritur duke shtuar edhe kolonat e automjeteve në pikëkalimet kufitare.

Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitarë, pritjet më të gjata janë në Merdare.

Në këtë pikë pritja është prej 20 deri në 25 minuta për të hyrë në Kosovë.

Ndërsa në kufirin Dheu i Bardhë, pritja rezulton të jetë më pak, nga 5 deri në 10 minuta.

Në pikat kufitaret Muçibabë, Mutivodë, Jarinje pritja është nga 3 deri në 5 minuta. /Ballkani.info

loading…