Vazhdojnë pritjet në Merdare, në pikat tjera kufitare më pak vonesa

Mërgimtarët që po largohen nga Kosova, për në vendet ku jetojnë po u duhet të presin rreth 5 orë në pikën kufitare të Merdarës, në drejtim të Serbisë.

Ndërsa për të hyrë në Kosovë, pritjet janë më të vogla, rreth gjysmë ore.

Sipas raportit të Qendres Kombëtare për Menaxhim Kufitar në pikëkalimin Dheu i Bardhë pritja për të dalë është deri në 40 minuta, kurse për të hyrë është më së shumti deri në 10 minuta, shkruan Ballkani.info.

Përmes kufirit Muçibabë pritja për të hyrë dhe për të dalë është e njejtë, prej 5 deri në 10 minuta. /Ballkani.info/

loading…