Mërgimtarët janë duke pritur më shumë se dy orë në pikën kufitare në Merdarë për të hyrë në Kosovë.

Në faqen zyrtare të “Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar” është treguar gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës.

Ndërsa tek pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë, pritja nuk është shumë e gjatë. Mërgimtarët janë duke pritur 3 deri 5 minuta për të dalur nga Kosova.