Kolona

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdarë, kolona deri në 1200 metra

Mërgimtarët, sikurse ditëve paraprake, edhe sot po presin me orë të tëra për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova, në pikën e kalimit kufitar, Merdarë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën e kalimit kufitar, Merdarë pritjet në hyrje janë 100-120 minuta, derisa kolona është 600 metra.

Ndërsa, në dalje, në këtë pikë kufiare, pritjet janë edhe më të gjata, 180-200 minuta, derisa kolonat janë 1200 metra.

Ndërkaq, në pikat e tjera të kalimit kufitar nuk ka pritje shumë të gjata.

Kujtojmë që, në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës.