BBVA

Vazhdojnë përplasjet Egla-Meriton, ky i fundit paralajmëron: Përgatitu për jetën jashtë

Dyshja u skualifikuan prej produksionit, përfshirë këtu edhe Ilnisën, dhe qëndruan për ditë me rradhë në ‘Dhomën e Bardhë’.

Nga ky nominim i fortë, Ilnisa ishte ajo e cila u eliminua, ndërsa Meritoni dhe Egla kanë vazhduar garën.

Këta të dy i janë kthyer pjesës tjetër të banorëve dhe duket që ‘luftën’ do ta vazhdojnë përsëri.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Meritoni: O sa shumë më do, o teta Eglantina.

Egla: Po vazhdon prapë me teta ti? Vazhdo.

Meritoni: Po ti po vazhdon me ‘stalker’? Shpifëse. Shpif pra shpif, sepse do të mbash përgjegjësi për të gjitha këto. Edhe për ‘stalker’ e vendosi publiku. Dhe jemi ballë më ballë. Por, çdo dhimbje do ta përjetosh dhe do ta ndiesh jashtë.

Pastaj Meritoni paralajmëron duke thënë: “Përgatitu teta Eglantina për jetën tënde jashtë dhe shpifjet e tua”.

Egla: Unë nuk të kam drejtuar gishtin për asgjë në shtëpi dhe mos më çaj kokën.