Vazhdojnë linçimet ndaj gazetarit Syla, i montohet një postim

Janë duke vazhduar linçimet ndaj gazetarit Valon Syla, pas sulmit fizik që ju bë sot në qendër të Prishtinës, në pikë të ditës.

Në rrjetet sociale po vazhdon linçimi i gazetarit Valon Syla, i cili ditë më parë kishte shkruar një postim në lidhje me një pjesë të diasporës.

Syla për mendimet e tij u sulmua sot pikërisht nga një person që vinte nga Zvicra.

Ai u sulmua fizikisht në qendër të Prishtinës, saktësisht në lagjen “Pejton”, në mes të ditës.

Në rrjetet sociale shumë persona e kanë përkrahur këtë dhunë, duke mos pasur konsideratë në shprehjen e lirë, ku edhe e kanë linçuar në shumë forma gazetarin Syla.

Së fundi janë pikërisht rrjetet social që po vazhdojnë të prodhojnë lajme të rrejshme për gazetarin Valon Syla.

Atij i është bërë një fotomontazh ku kinse ai tregon se si ka ndodhur rrahja gjatë ditës së sotme.

Syla aktualisht nuk e ka në funksion opsionin për postime në Facebook, kjo pasi që është raportuar nga disa persona për shkak të mendimit të tij të lirë.

Më poshtë e keni fotografinë e montuar së fundi.