Kufiri me Serbinë

Vazhdojnë kolonat e gjata në Merdare

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata nëpër pikat kufitare.

Ardhja e mërgimtarëve për festat e fundvitit, e ka shtuar fluksin e njerëzve, e bashkë me të edhe kolonat në kufi.

Sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve, pritjet më të gjata janë në Muçibabë dhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Aty qytetarëve po u duhet të presin deri në 60 minuta për të hyrë në Kosovë.