Vazhdojnë kërkimet për personin që u rrëmbye më 8 maj

Janë duke vazhduar kërkimet për personin i cili dyshohet së është rrëmbyer më datën 8 maj. B.R raportohet se është zhdukur në rrethana të panjohura, ndërkaq deri tani nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Një ditë pas zhdukjes së tij, Policia ka gjetur veturën e B.R të tipit Grand Shirok, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, po ashtu viktima nga data 08.04.2021 rreth orës 21:30, nuk ka qasje në telefonin e tij celular.

Nga Policia e Kosovës thonë për Telegrafin se kërkimet janë duke vazhduar por që deri tani nuk ka ndonjë rezultat.

“Kërkimet janë duke vazhduar por ende nuk ka asgjë, po ashtu me rastin është duke u marrë edhe Prokuroria Themelore”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lidhur me rastin në Prokurorinë Themelore në Prishtinë deri në këto momente nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.

I përfshirë në rastin e rrëmbimit dyshohet të jetë J.V, për këtë Gjykata Themelore në Prishtinë më datën 15 maj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj.