Boshnjakët nga Prizreni dhe Dragashi, komuna në jug të Kosovës, kanë mbledhur të enjten e 9 shkurtit ndihma humanitare për të mbijetuarit e tërmeteve vdekjeprurëse në Turqi dhe në Siri. Raportohet se 21.000 njerëz kanë vdekur nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit.

Barna, ushqime për fëmijë, para, veshmbathje, batanije dhe produkte higjienike kanë qenë në mesin e ndihmave që janë transportuar nga pjesëtarët e kontingjentit turk të KFOR-it, i stacionuar në Prizren, për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kryesia e shoqërisë kulturore artistike

1Kryesia e shoqërisë kulturore artistike “Sharski Behar” ishte iniciatore e aksionit për mbledhjen e ndihmave për banorët e zonave të goditura nga tërmetet në Turqi dhe në Siri.

Pako ndihmash me produkte të ndryshme.

2Pako ndihmash me produkte të ndryshme.

Një xhaketë fëmijësh e nisur në zonat e tërmeteve. Gazetarët nga terreni kanë raportuar se xhamitë dhe kishat janë hapur për të strehuar të mbijetuarit e tërmeteve, mirëpo ka shumë prindër që po ecin nëpër rrugë për të ngrohur fëmijët e mbuluar vetëm me batanije.

3Një xhaketë fëmijësh e nisur në zonat e tërmeteve.

Gazetarët nga terreni kanë raportuar se xhamitë dhe kishat janë hapur për të strehuar të mbijetuarit e tërmeteve, mirëpo ka shumë prindër që po ecin nëpër rrugë për të ngrohur fëmijët e mbuluar vetëm me batanije.

Një sasi e barnave është nisur, po ashtu, në vendbanimet e goditura nga tërmetet. Mjekët në veri të Sirisë i kanë thënë transmetuesit britanik BBC se sasitë e ilaçeve që kanë në dispozicion nuk janë të mjaftueshme as për 20 për qind të njerëzve që kanë nevojë për to.
4Një sasi e barnave është nisur, po ashtu, në vendbanimet e goditura nga tërmetet.Mjekët në veri të Sirisë i kanë thënë transmetuesit britanik BBC se sasitë e ilaçeve që kanë në dispozicion nuk janë të mjaftueshme as për 20 për qind të njerëzve që kanë nevojë për to.
Për mbledhjen e ndihmave në Prizren janë angazhuar pjesëtarë të shoqatave rinore si “Ruka Ruci”, “Empati” e “Tudeb”.
5Për mbledhjen e ndihmave në Prizren janë angazhuar pjesëtarë të shoqatave rinore si “Ruka Ruci”, “Empati” e “Tudeb”.
Pjesëtarët e kontingjentit turk të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) duke organizuar transportimin e ndihmave. Përveç ndihmave, pjesëtarë të forcave ushtarake të shumë vendeve të botës janë nisur për në Turqi e Siri, që të ndihmojnë në operacionet e kërkim-shpëtimit.
6Pjesëtarët e kontingjentit turk të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) duke organizuar transportimin e ndihmave. Përveç ndihmave, pjesëtarë të forcave ushtarake të shumë vendeve të botës janë nisur për në Turqi e Siri, që të ndihmojnë në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Një ushtarak turk duke i shikuar ndihmat e grumbulluara. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, e ka quajtur tërmetin “fatkeqësia e shekullit”.
7Një ushtarak turk duke i shikuar ndihmat e grumbulluara.Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, e ka quajtur tërmetin “fatkeqësia e shekullit”.
Vullnetarët duke bartur ndihmat deri te kamionët.
8Vullnetarët duke bartur ndihmat deri te kamionët./rel