Vazhdohen masat emergjente për energjinë

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një seancë të jashtëzakonshme, ku është bërë shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës, për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.

Në sallë kanë qenë 77 deputetë në momentin kur është votuar vendimi.

Ky vendim ka kaluar me 61 vota të deputetëve që kanë qenë në sallë.

Kujtojmë se para votimit, një vendim i tillë është kritikuar nga opozita me arsyetimin se një zgjatje e tillë sjellë krizë në Kosovë.