Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe sot. Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve në sallën e seancave, prej orës 10:00.

Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka ngecur sërish, më 11 shtator, pasi deputetët nuk u dakorduan për mënyrën e votimit e nënkryetarëve.