Vasfije Krasniqi sot dëshmon para Kongresit Amerikan

Vasfije Krasniqi-Goodman, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës, rrëfimin për tmerrin që e përjetoi do ta tregojë sot në Kongresin Amerikan.

Kongresi Amerikan do të mblidhet për të diskutuar për viktimat e dhunës nga lufta e fundit në Kosovë.

Në këtë vend drejtësi për këto viktima do të kërkojë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Kongresistëve do t’iu drejtohet edhe Ilir Bytyqi – vëllai i Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit.