Vasfije Krasniqi i drejtohet Baton Haxhiut: Sa të jemi ne gjallë, ti nuk do të falësh gjakun e vuajtjet tona

Deklarata e fundit e Baton Haxhiut që të amnistohen krimet e luftës, së fundi ka ngjallë reagime të shumta.

Një reagim kundër Baton Haxhiut sapo e ka publikuar Vasfije Krasniqi Goodman.

Ajo ka përzgjedhur një fotografi shumë të ndjeshme, ku shihet bashkë me Ferdonije Qerkezin, e cila ka humbur më të afërmit e saj në luftën e fundit.

Kësaj fotografie, Vasfije Krasniqi i ka bashkëngjitur edhe statusin e saj “Sa të jemi ne gjallë ti të falësh gjakun e vujtjet tona Jo”, dhe e njëjta ka bashkëngjitur edhe nja fotografi të Haxhiut.