Polici 34 vjeçar serb, Nikolla Krsmanoviq, i cili dyshohet se është vrarë nga Faton Hajrizi në natën mes të mërkurës dhe të enjtes, është varrosur sot në fshatin Jerbebice, afër Lloznicës.

Ceremonia e varrimit ka nisur në kishën e Lloznicës, ku arkivoli me trupin e policit serb të vrarë është bartur nga kolegët e tij polic.

Në varrim ka marrë pjesë ministri serb i Policisë, Ivica Daçiq, por jo edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Ballkani.info.

Faton Hajrizi derisa gjendej në arrati, dyshohet se ka plagosur edhe një polic tjetër serb, derisa Harjizi siç kanë njoftuar autoritetet serbe është vrarë nga forcat serbe të premten në rajonin e Lloznicës.