Dy ditë më parë kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj vdiq si pasojë e një arresti kardiak derisa ishte duke vozitur.
Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se në një moment e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge duke goditur një rrethojë metalike dhe përfundon në hapësirën e një restoranti.
Ndërkaq sot atij i është dhënë lamtumura e fundit, shkruan Ballkani.info. Perkaj ishte edhe luftëtar i UÇK-së.









